Sot, më dt 28 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti 45 maturantët e gjimnazit të përgjithshëm “Zhani Ciko”, nga Patosi, të shoqëruar nga 2 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 11.00 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku, pedagoge pranë departamenti Qeverisje politika dhe Komunikim.
Në pjesën e parë të trajnimit z. Erion Kristo, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin Barleti dhe njëkohësisht Dekan i Studentëve, u shpjegoi nxënësve, për rreth 50 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Kush preket nga korrupsioni dhe si luftohet ai, ishtë një komponent i tematikës në vijim të të cilës maturantët me diversitetin e mendimeve të tyre, nuk mund të mos përfshiheshin në diskutim.
Në pjesën e dytë znj. Eurona Leka, doktorante dhe pedagoge pranë po të njëjtit fakultet, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 35 minuta.
