Më dt. 21 Prill, 2014 në orën 12.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan 29 nxënës maturantë të shkollës “Karl Gega” shoqëruar nga mësuesja e Znj. Silva Pavaci.
Trajnimi u hap me një prezantim të shkurtër të projektit nga Znj. Jonida Taraj.
Më pas u zhvilluan këto tema kryesore:
Tema e korrupsionit, ku Z. Robert Gjedija, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi të rinjtë mund të luajnë rol aktiv në luftën kundër tij.
Znj Enkelejda Hamzaj dhe znj. Sidita Gjipali, prezantuan në pjesën e dyte te trajnimit, karrierën dhe orientimin që mund ti japin nxënësit maturante duke u bazuar në prirjet dhe personalitetin e tyre.
