Në takimin me stafin e UB dhe intelektualë të vendit, Prof. Milutinoviç shpalosi ide të tij interesante në zbatimin e teknologjive të larta të informacionit.
Së pari, ai pasqyroi idenë e krijimit të një strukture virtual të njohjes, vlerësimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke treguar rezultatet mahnitëse që ai ka arritur në konkretizimin e kësaj ideje me krijimin e Austrian - Forum. Njohës i vëndit tonë, me paraadhës fisnorë me origjinë shqiptare, i interesuar për pasuritë tona kulturore e arkeologjike, ai paraqiti dhe idetë themelore të një projekti për formiin e një structure të rillë në Shqipëri.
Në pjesën e dytë, Milutinoviç foli mbi mundësitë e shumta që krijohen në kuadrin e sistemeve Supercomputing dhe në rritjen e shpejtësisë së transmetimit të të dhënave duke shfrytëzuar modelin “cloud” të shërbimeve në këtë fushë. Si specialist i krijimit të modeleve të fuqishme të mikroprocesorëve ai përshkroi shumë avantazhe teknologjike që krijohen dhe mundësitë e mëdha që do të mund të kenë institucionet tona të përfshira në projekte klonkrete për t’I shfrytëzuar ato me shpenzime jashtzakonisht minimale.
Takimi u ndoq me shumë interes nga pjesmarrësit dhe pati një seri pyetje e komunikime midis tyre dhe Prof. Milutinoviç. Në fund, u bisedua në rreth të ngushtë më specialist të ndryshëm për mundësinë e krimit të një projekti rajonal për zhvillimin e kapaciteteve të kominikimeve të shpejta elektronike midis vendeve, duke angazhuar celulat e specialiteteve përkatëse të afta në UB dhe institucione të tjera homologe të përfaqësuara në takim.
