Më dt. 18 Prill, 2014 në orën 10.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan 35 nxënës maturantë të shkollës artistike “Jordan Misja” shoqëruar nga mësuesja e matematikës Znj.Enkelejda Milo.
Trajnimi u hap me një prezantim të shkurtër të projektit nga Znj. Jonida Taraj.
Më pas u zhvilluan këto tema kryesore:
Tema e korrupsionit, ku Z. Reis Melita, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi të rinjtë mund të luajnë rol aktiv ne luftën kundër tij.
Znj. Sidita Gjipali, prezantoi ne pjesën e dyte te trajnimit, karrierën dhe orientimin që mund ti japin nxënësit maturantë duke u bazuar në prirjet dhe personalitetin e tyre.
