Me dt. 17 Prill, 2014 në orën 12.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan 45 nxënës maturantë të shkollës se mesme “Hoteleri Turizëm” shoqëruar nga dy psikologia e shkollës Znj. Anisa Asllanaj.
Trajnimi përfshiu këto tema kryesore:
Temën e korrupsionit, ku Z. Robert Gjedia, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi ai mund të trajtohet në secilën nga kurrikulat e shkollave të mesme. Gjithashtu ai shpjegoi dhe rolin e organizmave të ndryshëm brenda shkollave që mund të luajnë rol aktiv në luftën kundër korrupsionit.
