Gjatë ditës së sotme, më dt 10 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e shkollës së Mesmë Teknike Ekonomike, të shoqëruar nga 2 mësuese
Prezantimi filloi në orën 9.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij për rreth 10 minuta nga Fatjona Qurku.
Pjesa e parë e trajnimit, si zakonisht iu kushtua korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të gjithë ne duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi u mbajt për rreth 1 orë nga znj. Edlira Lloha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe z. Erion Kristo, aktivist i njohur i shoqërisë civile dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale. Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet e përgatitura enkas për maturantët me shembuj ilustrativë të këtij fenomeni në Shqipëri dhe jo vetëm.
Në pjesën e dytë znj. Eurona Leka, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin Barleti, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 40 minuta.
