Në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti sot në dt 15 prill gjimnazistët e shkollës sportive Loro Borici, të shoqëruar drejtori i kësaj shkolle dhe 2 mësues.
Prezantimi filloi në orën 10.00 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Në pjesën e parë të trajnimit Erion Kristo, pedagog i shkencave politike në Universitetin Barleti dhe njëkohësisht aktivist i shoqërisë civile, u shpjegoi maturantëve, për rreth 40 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale.
Pjesë e prezantimit ishin edhe slide nga situata korruptive rreth të cilave maturantët dhanë ide dhe mendimet e tyre.
