Projekti “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, e nisi ciklin e trajnimeve dhe seminareve me maturantët, ditën e enjte, dt 27 mars, në orën 11.00
Në kampusin 1, prezantimi u bë me maturantët e Gjimnazit të Përgjithshëm “ Gramoz Palushi, të shoqëruar nga zv. drejtori i shkollës, z. Valentin Nikolli dhe nga mësuesi koordinator z. Xheladin Vokrri.
Si fillim u bë një prezantim i shkurtër nga Fatjona Qurku, për rreth 10 minuta, në atë se në cfarë konsiston ky projekt, cili është qëllimi i implementitmit të tij dhe i asaj që synon të përcjellë, pra krijimin një rrjeti të tërë të rinjsh shumë të vetëdijshëm për fenomenin e korrupsionit, por që duhen të pajisen me të gjitha njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike në luftën kundër tij. Rëndësi iu kushtua lidhjes midis karrierës dhe korrupsionit dhe faktit se një karrierë e shëndoshë dhe e konsoliduar nuk lë vend për nxitjen e korrupsionit. Gjithashtu u shpjegua se ky prezantim do të ndahet në katër pjesë:
1. Pjesa e parë do të ishte e fokusuar tërësisht tëk korrupsioni si fenomen, si shfaqet, kë prek, si përhapet në shoqëri dhe si konkluzion si mund të luftohet ai.
2. Pjesa e dytë do të ishtë e fokusuar tëk ajo së cfarë quajmë sot karrierë dhe cilat janë kombinimet e mundshme midis personalitetit, dëshirave profesionale dhe karrierës.
1. Të përfshirë në përshkrimin e korrupsionit, si fenomen negativ, që mbyt demokracinë dhe paralizon shoqërinë ishin pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë Edlira Lloha dhe Ledjan Droboniku. Të ndihmuar edhe nga slidet e përgatitura për prezantim, por edhe nga legjislacioni i hartuar për luftën kundër korrupsionit, prezantimi i mbajt për rreth 1 orë. Ai u zhvillua në formë interaktive, duke u përdorur modeli pyetje-përgjigje por edhe u ofrua kuadri teorik. Gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të prezantimit zunë edhe e opinionet e ofruara dhe shkëmbimet e eksperiencave të mundshme nga të rinjtë në lidhje me korrupsionin. Ata u shprehën se janë të informuar për këtë fenomen, se njohin mjaft nga format e tij, se herë pas herë janë përfshirë edhe pa dëshirën e tyre dhe kërkuan nga pedagogët këshilla por edhe ofruan rekomandime se si mund të luftohet ai, duke nisur që nga ata vetë por dhe të rinjtë e moshës së tyre.
2. Pjesa e dytë iu rezervua trajnimit mbi karrierën, prezantim i bërë pë pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Eurona Leka. Ky prezantim u mbajt për rreth 45 minuta dhe maturantët ndër të tjera dhe për mos t’a bërë monoton prezantimin, iu nënshtruan testit të personalitetit dhe nxorrën konkluzionet e kombinimeve të tij më profesionin e ardhshëm që mund të zgjedhin. Përsëri maturantët ishin aktiv në dhënien e opinioneve dhe shkëmbimin e eksperiencave individuale por edhe kolektive.
Gjithashtu u shpjeguan edhe kriteret dhe kushtet e bërjes së esesë finale.
