Në dt 28 Mars, në orën 11.30, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, në kampusin 1 u vizitua nga maturantët e gjimnazit “Elez Isuf Ndreu” të shoqëruar nga Zv. Drejtori i shkollës, Z. Fatmir Koloshi dhe nga mësuesja koordinatore Znj. Erilanda Bakalli.
Pas prezantimit të suksesshëm të djeshëm edhe sot u ndoq pak a shumë i njëjti prezantim për përshkrimin e makro komponentëve të projektit.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Fatjona Qurku, duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimi i pyetësorit dhe i kritereve të esesë.
Në të njëjtën linjë aktivitetesh të përfshirë në përshkrimin e korrupsionit, si fenomen negativ, ishte znj. Zamira Çavo në cilësinë e Shefes së departamentit “Qeverisje Politika dhe Komunikimim” edhe nga ana jurike Ledjan Droboniku. Prezantimi i mbajt për rreth 45minuta, të cilat edhe u filmuan. Në fillim Znj. Çavo analizoi në një hyrje të konceptit “korrupsionin si një koncept jo i ri, por i trashëguar që nga antikitetit, në demokracitë e famshme greke dhe romake”. Dhe kur ky fenomen u maksimizua dhe shoqëria u infektua, atëherë njerëzit nëpërmjet mbledhjeve në agora dhe në kuvendet e popullit krijuan institucionet. Të barabartët u mblodhën së bashku dhe kështu lindi demokracia si një lidhje midis llogaridhënies dhe nevojës për të kërkuar llogari.
Pedagogët i këshilluan maturantët të mos mbyllin sytë dhe veshët ndaj çdo lloj forme të korrupsionit, qoftë ajo më minimalja, qoftë ajo që i prek ata drejtpërdrejtë apo tërthorrazi.
Në vijim Eurona Leka vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
