E premte 28 Mars, 2014.
Dita e dytë e ciklit të trajnimeve me maturantët për projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”.
Në kampusin 2, prezantimi u krye me 42 maturantë të Gjimnazit të Përgjithshëm “ Mustafa K Ataturk”, Zall Herr, të shoqëruar nga Zv. Drejtori i shkollës, Z.Haziz Murati dhe nga mësuesi koordinator Z. Bashkim Elezi.
Leksioni mbi problemet e korrupsionit u mbajt nga Dr. Reis Mulita, pedagog pranë Fakulteti të Shkencave Sociale, në UB. Tema në të cilën u fokusua prezantimi ishin rreth fenomenit të korrupsionit si dhe luftës së të rinjve ndaj tij. Pjesa e dytë e prezantimit sqaroi konceptin e karrierës për nxënësit e shkollës së mesme si dhe orientimin që gjimnazistët duhet ti japin karrierës së tyre në përputhje me personalitetin prirjet dhe trendet e tregut të punës sot në Shqipëri. Kjo pjesë e dytë u prezantua nga Pedagogia e departamentit Sociologji, Psikologji dhe Edukim Znj. Enkeleda Hamzaj si dhe Znj. Sidita Gjipali.
