E Martë 1 Prill, 2014 në kampusin 2, prezantimi u krye me 48 maturantë të Gjimnazit të Përgjithshëm “ Sulejman Elezi”, Bulqesh, të shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës, znj Lumturie Ibrahimi dhe nga mësuesi koordinator Z. Shkelqim Basha. Prezantimi filloi në orën 10.30 me një prezantim të shkurtër të projektit dhe qëllimit të tij nga Zn.j Jonida Taraj. Më pas Znj. Enkelejda Hamzaj dhe Znj. Sidita Gjipali sqaruan konceptin e karrierës për nxënësit e shkollës së mesme si dhe orientimin që gjimnazistët duhet ti japin karrierës së tyre në përputhje me personalitetin prirjet dhe trendet e tregut të punës sot në Shqipëri.
Më pas u vazhdua me prezantimin e temës së korrupsionit, e prezantuar nga pedagogu Erion Kristo. Njohja me fenomenin e korrupsionit, format e shfaqjes së tij si dhe mënyra sesi mund të aktivizohen të rinjtë duke ngritur zërin e tyre kundër këtij fenomeni të shëmtuar.
