Gjatë ditës së sotme, dt 1 prill, në orën 11.00, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, në kampusin 1, priti maturantët e shkollë së mesme profesionale - Kamëz” të shoqëruar nga mësuesi koordinator Z. Skënder Dule dhe dy përfaqësues nga DAR Kamëz.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Fatjona Qurku, duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimi i pyetësorit dhe i kritereve të esesë.
Në të njëjtën linjë aktivitetesh të përfshirë në përshkrimin e korrupsionit, si fenomen negativ,
ishte Znj. Zamira Çavo në cilësinë e Shefes së departamentit “Qeverisje Politika dhe Komunikimim”. Prezantimi i mbajt për rreth 30 minuta. Në fillim Znj. Çavo analizoi në një hyrje të konceptit “korrupsion” si një koncept jo i ri, por i trashëguar që nga antikiteti, në demokracitë e famshme greke dhe romake”. Dhe më pas në vijim të prezantimit maturantët njohën realitetin shqiptar dhe mundësitë e minimizimit apo edhe zhdukjes së tij nëpërmjet transparencës dhe jo vetëm.
Në vijim Valbona Alikaj, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
