Finalja e madhe erdhi dhe iku shumë shpejt ! Falë lojës të të dy ekipeve dhe sidomos golave nga mënyra e ekzekutimit mu duk vetja se isha në mini finalen e Uemblit...
Barletasit edhe pse në disavantazh të dy golave në përfundim të pjesës së parë treguan besim dhe kurajo ne forcat e veta dhe shënuan katër herë në portën e ekipit kundërshtar por mënyra e ekzekutimit të golit të dytë dhe të tretë befasoi të gjithë të pranishmit dhe mediat në këtë finale.
Duke qenë se jam fans i Barcelonës, dua të përmend lojën me mjaft teknikë të Allamanit(një mini Messi), lojën e fortë dhe të shpejtë të Beqirit(një Pedrito i ri), lojën mjaft efikase në krahun e djathtë të Likës( një Zhordi Alba në miniaturë), mesfusha me Hoxhën në krye(një Xavi i vogël) dhe pastaj me rradhë gjithë të tjerët Hoxhaj, Dajsinani, Perndreca, Haxhiu, Shehu, Ajvazit dhe Nushit, pra një Barcelona në miniaturë.
Një falenderim shkon edhe për asistent coach Gjergji Dema i cili gjatë të gjitha ndeshjeve ka transmetuar një kurajo të madhe tek të gjithë sportistët.
Ky pra është ekipi Barleti Soccer, fitues i kampionatit studentor në futboll, i cili uli siparin sot, në pritje të evenimenteve të tilla edhe në disiplina të tjera sportive.
