Universiteti Barleti nënshkroi sot me datën 19 Mars 2014 një marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Kjo marrëveshje i hap rrugën iniciativave të përbashkëta në fushën e trajnimit dhe të punës studimore si dhe bashkëpunimin për realizimin e projekteve të përbashkëta për rritjen e kapaciteteve të brëndshme të të dy institucioneve. Palët shprehën gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për bashkëpunim dhe koordinim sa më të efektshëm në fusha të ndryshme aktivitetesh. Marrëveshja u nënshkrua nga krerët e të dy institucioneve, respektivisht Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i Universitetit Barleti dhe z. Fatmir Demneri drejtor i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.