Universiteti Barleti shpall hapjen e aplikimeve për pozicionin Arkitekt Senior ose Junior në stafin akademik me kohë të plotë.
Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillimin e projekteve krijuese, duke bashkëpunuar ngushtë me studentët dhe duke marrë pjesë aktive në zhvillimin akademik dhe promovimin e Universitetit.
Kriteret për aplikantët:
Diplomë Master i Shkencave ose Master i Integruar në Arkitekturë, të përfunduar në Shqipëri ose jashtë saj.
Mesatare studimi mbi 8.5.
Njohuri të programeve të projektimit arkitektonik.
Motivim për të punuar me studentët dhe për të kontribuar në aktivitetet promovuese të Universitetit.
Gatishmëri për t’u angazhuar në hartimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore dhe aplikative, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Curriculum Vitae (CV).
Kërkesë me shkrim për shprehje interesi.
Kopje e diplomës së arsimit të lartë.
Aplikimet dërgohen në adresën elektronike: [email protected].
