Universiteti Barleti mori pjesë në takimin e radhës online të partnerëve të projektit BLOOM.25 – Balkans Learn for Opportunities in Organic and Sustainable Markets, zhvilluar më 9 korrik 2026.
Në fokus të takimit ishte progresi në zhvillimin e pesë moduleve të trajnimit të Nivelit 5 sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (EQF). Në cilësinë e partnerit përgjegjës për koordinimin e WP2, Universiteti Barleti prezantoi Module Design Document dhe Training Manual, të zhvilluara për të orientuar dhe harmonizuar procesin e përgatitjes së moduleve nga partnerët e projektit.
Këto dokumente do të shërbejnë si model i përbashkët për zhvillimin e të pesë moduleve, duke siguruar një strukturë dhe qasje metodologjike të unifikuar për të gjithë paketën e trajnimit.
Diskutimet u fokusuan gjithashtu në zhvillimin e materialeve mbështetëse dhe multimediale, përkthimin e përmbajtjeve në gjuhët e projektit, raportimin periodik dhe organizimin e takimeve me palët e interesit.
Me përfundimin e moduleve të trajnimit të parashikuar për muajin shtator, projekti hyn në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të materialeve konkrete që do të mbështesin procesin e trajnimit.
Përmes koordinimit të WP2 dhe kontributit në zhvillimin e paketës së përbashkët të trajnimit, Universiteti Barleti vijon angazhimin e tij në projektin BLOOM.25, duke kontribuar në forcimin e arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimin e kompetencave për sektorin organik dhe të qëndrueshëm.
