Në datën 22 nëntor 2011, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), në bashkëpunim më Universitetin "Barleti", organizuan në ambientet e këtij të fundit tryezën e rrumbullakët me temë "Përdorimi dhe Vlefshmëria e të Dhënave të Regjistrimit të Popullsisë dhe Pronave 2011 në Shqipëri".
Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të këtij procesi të rëndësishëm për vendin, opinioni publik vendas u përqëndrua vetëm mbi disa informacione që kishin të bënin me Censusin, të cilat lidheshin kryesisht me regjistrimin e popullsisë sipas fesë dhe etnisë, duke anashkaluar të dhëna të tjera shumë të rëndësishme. Këto të dhëna kishin të bënin jo vetëm me regjistrimin e popullsisës thjesht si proces numërimi, por përmes tyre merren informacione të tjera të rëndësishme mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit ekonomiko-social, të urbanizimit, të cilat më vonë mund të shërbejnë si bazë për përcaktimin e politikave makro dhe mikro-ekonomike.
Për këtë arsye, AIPA dhe Universiteti "Barleti" ftuan në këtë tryezë të rrumbullakët specialistë të procesit të regjistrimit të popullsisë, studiues demografë, ekonomistë, të cilët përfaqësonin si institucione qendrore shtetërore, të tilla si INSTAT, Ministrinë e Ekonomisë, institucionet bankare, ashtu edhe studiues shqiptarë të fushës që punojnë jashtë Shqipërisë.
Në këtë takim ishin të ftuar Dr. Ines Nurja, Drejtore e Institutit të Statistikave (INSTAT), Znj. Ermira Galanxhi, Drejtuese e Sektorit të Statistikave të Popullsisë - INSTAT, Znj. Elda Kapllani, Drejtuese e menaxhimit të procesit të Censusit, Prof. Dr. Ermelinda Meksi, statisticiene dhe demografe, Dr. Arjan Gjonca, demograf dhe punonjës shkencor pranë London School of Economics (LSE), Prof. Dr. Nevruz Koçi, statisticien dhe ekspert i tregut të sigurimeve dhe pedagog pranë Universitetit "Barleti", Dr. Bernard Zeneli, drejtues i Programit Brain Gain - Albania.
Drejtorja e INSTAT, Dr. Ines Nurja, në kumtesën e saj sqaroi se Censusi nuk ishte një regjistrim popullsie i bërë mbi bazë etniko-fetare. Të dhënat e Censusit kanë një vlefshmëri dhe përdorshmëri tejet të larmishme. Ato mund të përdoren për të nxjerrë tregues të ndryshëm të zhvillimit ekonomiko-social të vendit, si edhe të ndryshimit të strukturës së popullsisë. Në thelb Censusi përcakton politikat e ardhshme sociale-ekonomike në përputhje me këto të dhëna.
Drejtuesja e procesit të menaxhimit të Censusit, Znj. Elda Kapllani shpjegoi se Censusi nuk është vetëm një proces me dimension kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Censusi i shërben vendeve të Bashkimit Evropian që të krahasojnë midis tyre treguesit e zhvillimit ekonomiko-social, si edhe të jenë në gjendje të parashikojnë prirjet e zhvillimit të tyre në të ardhmen. Në lidhje me këtë, Znj. Kapllani shpjegoi se procesi i Censusit nuk ishte një ndërmarrje që ka ndodhur vetëm në vitin 2011, por ajo ka pasur një fazë të rëndësishme përgatitore. Kjo fazë ka filluar që në vitin 2008 me draftimin e pyetësorit dhe më pas është shtrirë në kohë për realizimin e tij në praktikë përmes projekteve pilotë. Në tryezë u shpjegua se struktura e pyetësorit të Censusit ka një pjesë të rëndësishme të saj që përbëhet nga pyetje thelbäsore të ngjashme për të gjitha vendet evropiane dhe rajonale, duke u përplotësuar nga pyetje që I janë përshtatur edhe realiteve të vendit. Më tej, referuesja shtoi se Censusi do të respektojë rigorozisht konfidencialitetin e të dhënave personale dhe ai do të bëhet I përdorshëm për publikun duke filluar nga mesi I viti 2013, kur të dalin edhe botimet e para në lidhje me këtë proces.
Znj. Ermira Galanxhi, eksperte statisticiene e INSTAT u ndal te vështirësitë teknike në terren që kishin të bënin me realizimin e procesit të Censusit. Një nga këto ishte përcaktimi I qartë I koncepteve mbi të cilat do të operohej, të tilla si kategorizimi I vendbanimeve, në qendra urbane dhe rurale. Nga ana tjetër ajo shpjegoi edhe ndërvarësinë që ekziston, si edhe dallimin midis tyre, të regjistrave të gjendjes civile me regjistrin që krijohet gjatë procesit të Censusit. Në thelb Censusi ka të bëjë me fotografimin në një moment të caktuar të gjendjes së personave që jetojnë brenda territorit. Znj. Galanxhi shpjegoi se ekzistojnë disa metoda për realizimin e Censusit, siç janë ato të a) përdorimit të regjistrave dhe b) të regjistrimit të popullsisë në mënyrë individuale.
Dr. Arjan Gjonca, studiues i demografisë në London School of Economics bëri një shpjegim paraprak se çfarë kuptohej me procesin e regjistrimit të popullsisë. Ky proces është, para së gjithash, një proces i plotë i grumbullimit, përpilimit, vlerësimit, analizës, botimit dhe shpërdnarjes së të dhënave demografike, ekonomike dhe sociale në një moment të caktuar kohe, për të gjithë personat e një vendi, në një territor shumë të përcaktuar. Më tej referenti u ndal te një historik i shkurtër i regjistrimeve në Shqipëri. Ky proces ka filluar qysh në vitin 1918, për të marë një dimension kombëtar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me regjistrimet e 1950, 1960, 1969, 1979, 1989, 2001 dhe 2011. Dr. Gjonca shpjegoi se procesi I regjistrimit të popullsisë kalon nëpër disa faza, si 1) faza e planifikimit dhe ajo përgatitore, 2) faza e grumbullimit të të dhënave, 3) faza e përpunimit dhe botimit të të dhënave. Karakteri I të dhënave që mblidhen nga procesi I regjistrimit ka karakter të larmishëm, ai është informacion me karakter personal, mbi migracionin e brendshëm, mbi nivelin e arsmimit të popullsisë, me karakter social-ekonomik, duke dhënë tregues të nivelit të jetesës së popullsisë në zona të ndryshme dhe duke ndihmuar paskëtaj në hartimin e politikave të zhvillimit. Dr. Gjonca sqaroi se informacioni I siguruar nga rezidentët është në mënyrë strikte konfidencial dhe INSTAT e ka të ndaluar me ligj tNULLI japë të dhëna konfidenciale çdo grupi të tretë, qoftë institucion shtetëror, privat, apo edhe shoqëri civile. Të dhënat e përftuara nga procesi I regjistrimit mund të përdoren nga qeveritë vendore për të hartuar politikat lokale në bazë të nevojave të popullsisë. Ato mund të përdoren edhe nga institucionet kërkimore, sepse të dhënat e regjistrimit të popullsisë janë një nga burimet më të rëndësishme për të kryer studime shkencore për të gjithë vendin. Si përfundim, autori përmendi edhe disa nga specifikat që kishte procesi I regjistrimit të popullsisë 2011, a) për herë të parë në pyetësorë u kërkua informacion mbi përkatësinë fetare, b) mbi etnicitetin, I cili para vitit 1990 trajtohej si kombësi, si edhe c) të dhëna në lidhje me paaftësinë.
Në kumtesën e saj me titull "Legjislacioni I BE në regjistrimin e popullsisë dhe banesave të 2011", prof. Ermelinda Meksiu ndal në disa aspekte të tij siç janë, a) qëllimi i censusit, si burim I rëndësishëm informacioni për përcaktimin numerik dhe shpërndarjen territoriale të njësive ekonomike familjare, për b) formulimin e vlerësimin e politikave për administrim dhe kërkim shkencor.
Më tej prof. Meksi shpjegoi se Censusi I vitit 2011 ishte një aktivitet që zhvillohej në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Rregullorja (EC) No. 1201/2009), dhe bën të mundur që të dhënat e përftuara të jenë të krahasueshme me të gjitha vendet e kontinentit. Ky Census do të ndihmojë në krijimin e të dhënave të krahasueshme rreth popullsisë së BE, mbi demografinë, arsimin, kulturën, strukturën ekonomike dhe sociale, rreth standardit të strehimit, apo strukturës së stokut të banesave.
Këto të dhëna janë nevojshme për të koordinuar veprimin e vendeve anëtare në politikat ekonomike dhe sociale, për vendimarrje në adresimin e çështjeve të përbashkëta. Programi për censusin e 2011 u përpilua për të plotësuar nevojat kryesore të politikës së BE, që synon të mbështesë aktivitetet e BE dhe të lehtësojë që njerëzit të veprojnë në nivel kombëtar dhe rajonal, duke e parë situatën e tyre si pjesë e kuadrit të një Evrope më të madhe.
Më pas prof. Novrut Koçi në fjalën e tij "Domodoshmëria e Censusit 2011 dhe treguesit që mund të llogariten" shpejgoi se ky proces fokusohet te a) popullsia si pikënisje dhe pikë mbërritje e çdo studimi, studimet për gjendjen ekonomike dhe sociale, studimet për zënien në punë, studimet për zhvillimin e arsimit, të shëndetësisë, studimet për zhvillimin e shërbimeve, për infrastrukturën e vendit, b) përdoruesit e të dhënave të regjistrimit, të cilët mund të jenë individë apo organizata, qeveria qendore dhe ajo lokale, institucionet kërkimore shkencore, sektori privat dhe sektori publik në të gjitha fushat, c) nevoja për të njohur kategoritë e numrit dhe të strukturës së popullsisë, burimet e punës, kontigjentet për arsim, kopshte, çerdhe, parashikimi I nevojave për transport urban, parashikimi I shërbimeve publike dhe turizmi, konsumi I energjisë elektrike, d) numri I përgjithshëm I popullsisë, e) struktura e popullsisë sipas moshës, gjinisë dhe karakteristikat e tjera, f) ndërtimi I treguesve të lindshmërisë, vdekshmërisë, g) nevoja për të bërë parashikimet e numrit të popullsisë për të ardhmen, l) nevojat për llogaritjen e treguesve të zhvillimit human afatgjatë.
Në mbyllje të tryezës së rrumbullakët dr. Berndard Zeneli foli mbi "Censusi si problem i politikës kombëtare dhe ndërkombëtare". Në thelb të tij ishte theksi se këto procese po bëhen gjithmonë e më të integruara me aktivitetet që ndodhin në plan rajonal dhe më të gjerë, në mënyrë që treguesit e zhvillimit të një vendi të jenë të matshëm dhe të krahasueshëm edhe me ato të vendeve të tjera. Censusi në fund të fundit, dhe metodologjia e tij janë një tregues I nivelit të integrimit gjithnjë e më të madh të vendit tonë në strukturat e BE.
Leksioni i Arian Gjonca mbi censusin (PDF)
