Zyra Erasmus+ në Universitetin Barleti njofton hapjen e aplikimeve për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+, në bashkëpunim me Powiślańska Academy of Applied Sciences në Gdańsk, Poloni.
Kjo mundësi u drejtohet studentëve të fushave të studimit:
• Ekonomi (Business, Menaxhim, etj.)
• Infermieri
Detajet e mobilitetit:
• Kohëzgjatja: 3–4 muaj
• Periudha: Tetor/Nëntor 2026 – Shkurt 2027
Kriteret e aplikimit:
• Nivel i gjuhës angleze: minimumi B2
• Të kenë përfunduar të paktën 2 semestra studimi
Afati për nominime: 27 Prill 2026
Të interesuarit të aplikojnë duke kontaktuar Zyrën Erasmus+ në adresën: [email protected]
