Në kuadër të projektit 5HELIX – Startup Facilitation, u zhvillua sot një leksion i hapur me studentët e Dizajnit 2 dhe 3, me fokus në temën "MVP, Prototyping & Experiment Design”, nën hapësirën e leksioneve lehtësuese për Klubin e Arkitektit.
Leksioni u përqendrua në procesin e transformimit të një ideje kreative në një produkt apo shërbim të testueshëm, duke trajtuar konceptet e prototipimit, zhvillimit të Minimum Viable Product (MVP) dhe projektimit të eksperimenteve për validimin e ideve inovative.
Përmes shembujve praktikë, studentët u njohën me metodologjitë e identifikimit të nevojave të përdoruesve, testimit të funksionaliteteve, mbledhjes së feedback-ut dhe marrjes së vendimeve të bazuara në rezultate konkrete.
Aktiviteti synoi të nxisë mendimin kritik, kreativitetin dhe qasjen sipërmarrëse, duke lidhur procesin e dizajnit me inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e startup-eve.
