Zyra Erasmus+ në Universitetin Barleti ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e thirrjes për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ KA171 – International Credit Mobility, në bashkëpunim me Universitin e Cádiz (UCA), Spanjë, për vitin akademik 2026–2027.
Studentët që mund të aplikojnë:
• Studentë të ciklit Bachelor
• Studentë të programeve Master dhe programeve të ciklit të tretë (me mobilitet kërkimor)
Detajet e mobilitetit:
• Kohëzgjatja: 5 muaj
• Mobiliteti mund të zhvillohet në semestrin e parë ose të dytë
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Pasaportë ose kartë identiteti
• Curriculum Vitae (preferohet formati Europass)
• Letër rekomandimi
• Transkript notash zyrtar
(studentët Bachelor duhet të paraqesin vërtetim për përfundimin e vitit të parë)
• Vërtetim regjistrimi në universitetin e origjinës
• Certifikatë e gjuhës së huaj
(BSc: minimumi niveli B1 / MSc & cikli i tretë: minimumi niveli B2)
Për studentët e ciklit të tretë:
• Propozim kërkimor / plan pune
Afati i fundit për aplikim: 27 Prill 2026
Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin në adresën: [email protected]
