Njoftohen studentët e programeve Master dhe programi i ciklit të tretë (Dr.) se është hapur thirrja për aplikime për mobilitete kërkimore (research traineeships) në kuadër të programit Erasmus+ KA171, në bashkëpunim me University of Valladolid, Spanjë, për vitin akademik 2026–2027.
Kjo mundësi u drejtohet studentëve që dëshirojnë të zhvillojnë një periudhë kërkimore në funksion të tezës, projekteve laboratorike apo aktiviteteve të tjera akademike kërkimore.
Afati i fundit për aplikim: 28 Prill 2026
Dokumentet kryesore për aplikim përfshijnë:
• CV (preferohet Europass)
• Letër motivimi
• Transkript notash
• Vërtetim regjistrimi (Master/PhD)
• Propozim kërkimor / plan pune
• Dokument identifikimi
• Certifikatë e gjuhës angleze (B2 & C1)
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë aplikimet e tyre me email në: [email protected]
