Zyra Erasmus në Universitetin Barleti ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e thirrjes për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility, në bashkëpunim me Universitetin e Córdoba, Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026–2027.
Studentët e pranueshëm në fushat e mëposhtme:
• Infermieri
• Drejtësi
• Ekonomi dhe Biznes
• Shkenca Kompjuterike
• Turizëm
Afati i aplikimit për nominime: 27 Prill 2026
Kriter i gjuhës së huaj: Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze, niveli minimum B1
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë aplikimet e tyre me email në: [email protected].
