Shoqata e Turizmit Mjekësor, në bashkëpunim me Universitetin Barleti, organizoi Forumin Strategjik për Turizmin Mjekësor, duke krijuar një platformë të strukturuar dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve kryesorë të sektorit.
Forumi u zhvillua në ambientet e Universitetit Barleti dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve publike dhe private, profesionistë të shëndetësisë, si dhe ekspertë të fushës, në një diskutim të hapur mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të turizmit mjekësor në Shqipëri.
Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rregullimin e sektorit, ndër të cilat:
- Kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave.
- Funksionimi dhe rregullimi i agjencive të turizmit mjekësor
- Trajtimi i shpenzimeve të marketingut në raport me TVSH-në.
- Procedurat për njohjen e diplomave dhe regjistrimin e mjekëve të huaj.
- Politikat që lidhen me importet dhe anëtarësimet në organizata profesionale.
Ky forum shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira, duke nxitur dialogun ndërinstitucional dhe identifikimin e hapave konkretë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit mjekësor në vend.
Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të sektorit, si dhe nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator dhe praktikave profesionale, në funksion të rritjes dhe konsolidimit të këtij sektori me potencial të lartë për Shqipërinë.
