Universiteti Barleti zhvilloi edhe këtë vit “Ditët e Dhurimit të Gjakut”, një iniciativë humanitare e organizuar nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, në bashkëpunim me Klubin e Mjekësisë, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Aktiviteti mblodhi studentë, pedagogë dhe staf akademik, të cilët iu bashkuan kësaj nisme tashmë të konsoliduar në Universitetin Barleti duke kontribuar në mënyrë konkrete për pacientët që kanë nevojë për transfuzion gjaku. Përmes kësaj tradite tashmë të konsoliduar, komuniteti universitar dëshmon angazhimin e tij për solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi sociale.
Dhurimi i gjakut mbetet një nga aktet më të thjeshta, por edhe më jetike për të shpëtuar jetë. Me këtë nismë, Universiteti Barleti vazhdon të promovojë vlerat e ndihmës, bashkëpunimit dhe kontributit në shoqëri.
Faleminderit të gjithë studentëve dhe stafit që u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare!
