Gjatë javës së parë të muajit qershor, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, mirëpriti profesoreshë Maria Teresa Ferreira Herderio nga Universtiteti i Aveiros, Portugali.
Profesoresha është pedagoge dhe kërkuese shkencore në fushën e shëndetit publik dhe farmakovigjilencës. Ajo erdhi pranë FSHM për të shkëmbyer eksperiencat profesionale me stafin e këtij fakulteti në kuadër të programeve Erasmus + si dhe mbajti një leksion mbi këtë temë.
Gjatë vizitës së saj u diskutuan dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit jo vetëm për shkëmbime të stafit dhe studentëve por dhe për kërkimin e mëtejshëm shkencor dhe më gjerë.