Atmosferë fantastike, energji pozitive dhe frymë e vërtetë skuadre në Kampionatin e Volejbollit për shkollat e mesme, organizuar nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporte nën kujdesin e pedagogut Altin Gorenxa.
Nxënësit treguan jo vetëm talent sportiv, por edhe bashkëpunim, respekt dhe forcën që krijon puna në ekip. Çdo ndeshje solli emocione, rivalitet të bukur dhe shumë energji pozitive në fushë.
- Vendi i tretë u fitua nga shkolla e mesme Shkolla e Mesme “Besnik Sykja”
- Vendi i dytë nga Shkolla e Mesme “Arben Broci”
- Ndërsa fitues të kampionatit u shpallën Shkolla e Mesme “Petro Nini Luarasi”
Falenderojmë edhe mësuesit e Edukimit Fizik të shkollave për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre:
- Rudina Omari – Petro Nini Luarasi
- Jola Gjermeni – Besnik Sykja
- Elton Tukseferi dhe Erilda Muço – Arben Broci
Universiteti Barleti do të jetë gjithmonë një derë e hapur për aktivitetet sportive, jo vetëm të Kryeqytetit, por edhe më gjerë.
