Nën organizimin e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në bashkëpunim me Klubin e Sporteve, u zhvillua Kampionati i Futbollit në Universitetin Barleti, nën kujdesin e Prof. Astrit Hafizi.
Me pjesëmarrjen e 14 ekipeve të përbëra nga studentë të programeve të ndryshme të studimit, kampionati solli energji, emocion dhe një atmosferë fantastike sportive në ambientet universitare.
Gjatë ndeshjeve u zhvilluan përballje plot ritëm, rivalitet sportiv dhe fair-play, ku studentët treguan jo vetëm talent në fushë, por edhe frymë bashkëpunimi, respekti dhe mbështetjeje për njëri-tjetrin.
Ky aktivitet u kthye në një festë të vërtetë sportive, duke forcuar edhe më shumë lidhjet mes studentëve dhe duke promovuar rëndësinë e sportit, jetesës aktive dhe punës në skuadër në komunitetin universitar.
Falenderim për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, organizatorët dhe studentët që kontribuan në krijimin e kësaj atmosfere pozitive dhe energjike!
