Një eksperiencë profesionale dhe edukative u zhvillua në Universitetin Barleti me studentët e sporteve dhe stafin akademik, në kuadër të prezantimit të filozofisë dhe praktikës së Shaolin Kung Fu-së.
Trajnimi u udhëhoq nga Mjeshtri i Shaolin Kung Fu-së, Albert Kola, me asistencën e Ela Kola dhe Hekuran Bendaj, përfaqësues të Albanian Academy Shaolin Kung Fu.
Sesioni u fokusua në zhvillimin e koordinimit fizik dhe mendor, rëndësinë e disiplinës, frymëmarrjes dhe ekuilibrit në sport dhe në jetën e përditshme. Gjatë aktivitetit u prezantuan pozicionet bazë, goditjet me grushta dhe pëllëmbë, ushtrime çaktivizimi dhe mbrojtjeje, ushtrime koordinimi dhe reagimi, si edhe teknika bazë të lëvizjes dhe kontrollit të trupit.
Falenderojmë studentët dhe stafin akademik për pjesëmarrjen aktive dhe interesin e treguar gjatë këtij aktiviteti.
