Nga data 26 maj deri më 3 qershor u zhvillua shkolla verore me temë Zhvillimet Bashkëkohore në Evropën Juglindore: Shtet-formimi, Demokratizimi dhe Integrimi Evropian. Iniciator i këtij aktiviteti ishte katerda Jean Monnet pranë Universitetit Barleti në bashkëpunim me Kolegjin Hendrix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe institucione të tjera akademike dhe ekspertë të Evropës Juglindore.
Programi i shkollës verore përfshiu leksione dhe seminare rreth çështjeve bashkëkohore të rajonit, takime me personalitete dhe ekspertë të shoqërisë civile, vizita studimore në institucione të rëndësishme si dhe aktivitete kulturore. Itinerari i kësaj shkolle verore të lëvishme ishte Shkupi, Tirana, Podgorica dhe Budva. Studentët pjesëmarrës ishin nga Universitetet e Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara (Arkansas), Austrisë (Graz) dhe Maqedonisë, të cilëve iu dha mundësia të thellojnë njohuritë e tyre rreth problematikave të rajonit dhe sfidave integruese. Ligjëratat u drejtuan nga profesorë dhe ekspertë të mirënjohur, të cilët trajtuan aspekte të ndryshme politike, ligjore, ekonomike dhe sociale të rajonit.
Programi:
- Tranzicioni në Ballkanin Perëndimor: Fundi i një udhëtimi apo kërkim i një tranzicioni të dytë? Prof. Dr. Stevo Pendarovski, Universiteti Kolegji Amerikan i Shkupit, Maqedoni
- Zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni dhe pasojat politike, Darko Aleksov, Asociacioni Qytetar MOST, Maqedoni
- Migrimi si një nga sfidat e Evropës së sotme, Zoran Dragovski, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë
- Nga anëtarësimit përsëri në Asociim - Rasti i Maqedonisë, Dr. Malinka Ristevska Jordanova, Ardita Abazi-Imeri, Aleksandar Jovanovski, Instituti i Politikave Evropiane, Maqedoni
- Politika për zgjerim e e Bashkimit Evropian dhe rezultatet e saj, Dr. Dorian Jano, Jean Monnet Chair - Universiteti Barleti, Shqipëri
- Sfidat e politikës së jashtme të një vendi të vogël: Integrimi Europian, bashkëpunimi dhe siguria rajonale, Dr. Odeta Barbullushi, Zv. Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë
- Identitetit kombëtar dhe gjeografia virtuale në Shqipëri, Dr. Ilir Kalemaj, Universiteti i Nju Jorkut në Shqipëri
- Solidariteti në SHBA, BE dhe BP i krahasuar: Modele të Demokracisë Sociale, Frank Hantke, Friedrich-Ebert-Stiftung, Shqipëri
- Promovimi i Sigurisë Njerëzore në Politikën e Jashtme të BE-së, Dr. Bekir Çinar, Qendra për Studime Evropiane - Universiteti Epoka, Shqipëri
- Ana tjetër e Ballkanit, Ben Andoni, Gazetar, Shqipëri
- Sundimi i ligjit në Ballkanin Perëndimor, Vana Kasapi dhe Hristijan Koneski, Rrjeti Rajonal Ballkanik i Sundimit të Ligjit
- Integrimet e Malit të Zi në BE dhe NATO, Nenad Koprivica, Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Mali i Zi
- Ndërlidhja dhe zhvillimi i rajoneve dhe qyteteve në kontekstin e BE-së, Lubomir Filipoviç, Zv. Kryetari i Bashkisë së Budvës, Mali i Zi
- Perspektiva dhe sfidat e Malit të Zi, Darko Ivanovic, Aleanca Qytetare, Mali i Zi