
Sot, më datë 12 Qershor 2023 në ambientet e Universitetit “Barleti” i përfaqësuar nga Prof. Dr. Suzana Guxholli u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë, e përfaqesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Zj. Mimoza Hajdarmataj.
Kjo marrëveshje bashkepunimi ka si objekt të saj: 1. mbështetjen reciproke në aplikimin dhe zbatimin e projekteve dhe nismave të ndryshme në fusha të ndryshme që lidhen me sektorin e sigurimev; 2. kryerjen e praktikave dhe të proceseve mësimore të studentëve të Departamentit të “Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës” pranë Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe kompanive të sigurimit në Shqipëri; 3. shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta; 4. nxitjen dhe motivimin për punime shkencore apo ese të studentëve në sektorin e sigurimeve, 5. ofrimin e ekspertizës nga ekspertët e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë në funksion të përsosjes së kurrikulave të programeve të studimit që ofrohen nga Departamenti “Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës”.
Në vijim të filozofisë për një Universitet Aplikativ, takimi u zhvillua në formën e një “round table” me student dhe pedagogë të Departamentit të “Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës”, nën kujdesin e pedagoges Blerina Banushi, për të diskutuar mbi rëndësinë e edukimit financiar në sigurime dhe rolin e sigurimeve në shoqëri. Gjatë ketij takimi pati shumë interaktivitet nga ana e studentëve të interesuar për të njohur konceptet e riskut, transferimit të tij, produktet e sigurimeve vullnetare e të detyrueshme që ekzistojnë sot në treg dhe dëmshpërblimet në rast dëmi.
