Ju bëjmë me dije se konferenca e 6-të ndërkombëtare "Future Smart Cities (FSC)" do të zhvillohet në Universitetin Barleti, në Tiranë nga data 18 deri më 22 shtator, 2023 në bashkëpunim me Institutin IEREK.
Prof. Aleksandër Xhuvani, ekspert i njohur i shkencave kompjuterike dhe qyteteve inteligjente në Shqipëri, është kryetar i konferencës ndërkombëtare "Future Smart Cities (FSC)" që po zhvillohet në Tiranë.
PhD. Ilir Çapuni, Drejtues i Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike në Universitetin Barleti, PhD. Etleva Dobjani, Arkitekte dhe Drejtuese e Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit në Universitetin Barleti, PhD. Saimir Kristo, Arkitekt dhe Zëvendës Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative në Universitetin Barleti, dhe PhD. Gasim Hayder Ahmed Salih, Ligjërues i Lartë (në Inxhinierinë Civile), Universiti Tenaga Nasional: Kajang, Selango janë bashkëkryesuesit e konferencës.
Konferenca e FSC është ngjarja e dytë e rëndësishme shkencore që institucioni ynë do të organizojë në bashkëpunim me IEREK pas organizimit të suksesshëm të “Urban Regeneration and Sustainability (URS)” nga data 12 deri më 14 dhjetor 2022, ku patëm kënaqësinë të mirëpresim si Kryesues Special Pedagog Z. Reinier de Graaf, partner i studios së njohur të arkitekturës OMA me qendër në Roterdam (Holandë). Një tjetër ngjarje e rëndësishme që organizuam ku mirëpritëm Lektorin Special Sir Peter Cook, themelues i Archigram, ishte Tirana Architecture Triennale (TAT) që u zhvillua në Tiranë nga data 3 deri më 12 mars 2023.
Ju ftojmë të jeni pjesë e konferences shkencore me punimet tuaja, botimet e së cilës do të bëhen përmes Springer në serinë e librave ASTI të indeksuar nga Scopus dhe IEREK Press.
Data të rëndësishme: Afati i dorëzimit të abstrakteve - 18 qershor 2023
Njoftimi për pranimin ose refuzimin e abstraktit të zgjatur/punës së shkurtër të dorëzuar - 30 qershor 2023
Nisja e konferencës - 18 shtator 2023