Zyra Erasmus në Universitetin Barleti shpall hapjen e thirrjes për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për mobilitetin e stafit akademik për mësimdhënie (STA) dhe të stafit akademik e administrativ për trajnim (STT) në Universitetin e Cádiz, Spanjë, për vitin akademik 2026/2027.
Kjo mundësi mobiliteti synon forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, zhvillimin profesional, shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira, si dhe
mbështetjen e aktiviteteve të ndërkombëtarizimit.
Stafi që mund të aplikojë:
- Stafi akademik i interesuar për aktivitete mësimdhënieje (STA).
- Stafi akademik dhe administrativ i interesuar për aktivitete trajnimi dhe zhvillimi profesional (STT).
Detajet e Mobilitetit:
- Llojet e mobilitetit: Mobilitet i Stafit për Mësimdhënie (STA) dhe Trajnim (STT)
- Periudha e mobilitetit: 1 mars – 31 korrik 2027
- Kohëzgjatja: 5 ditë pune + 2 ditë udhëtimi
- Vendndodhja: Cádiz, Spanjë
- Kërkesa për mësimdhënie (STA): Minimumi 8 orë mësimdhënie.
- Aktivitetet: Mësimdhënie, trajnime profesionale dhe Job Shadowing (ndjekje dhe vëzhgim i praktikave të punës), në varësi të disponueshmërisë dhe pranimit
paraprak nga universiteti pritës.
- Mbështetja financiare: Grant Erasmus+ KA171, në varësi të përzgjedhjes dhe fondeve të disponueshme për rajonin përkatës.
Afati i Brendshëm i Aplikimit: 27 nëntor 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën: [email protected]
