E Enjte 3 prill 2014.
Në ditën e katërt të ciklit të trajnimeve me maturantët për projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin 2, prezantimi u krye me 48 nxënës maturantë të Gjimnazit të Përgjithshëm “ Ibrahim Rugova”, Kamëz, të shoqëruar nga mësuesja e letërsisë Znj. Asie Duka.
Prezantimi filloi në orën 11.00 me një shpjegim të shkurtër të projektit dhe qëllimit të tij nga Znj. Jonida Taraj.
Në pjesën e parë të trajnimit Z. Robert Gjedia, përgjegjës i Institutit të Edukimit Barleti, me një përvojë të gjerë në fushën e pedagogjisë u shpjegoi nxënësve korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi zgjati një orë.
Në vazhdim Znj Jonida Taraj dhe Znj. Sidita Gjipali sqaruan konceptin e karrierës për nxënësit e shkollës së mesme si dhe mundësitë e orientimit të saj në përputhje me dëshirat dhe prirjet e tyre.
