Në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti në 21 prill gjimnazistët e shkollës Sami Frashëri.
Prezantimi filloi në orën 12.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Anisa Brano.
Në pjesën e parë të trajnimit Erion Kristo, pedagog i shkencave politike në Universitetin Barleti dhe njëkohësisht aktivist i shoqërisë civile, u shpjegoi maturantëve, për rreth 40 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale.
Në pjesën e dytë Valbona Alikaj, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
