Më dt. 22 Prill, 2014 në orën 12.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan 46 nxënës maturantë të shkollës “Ali Myftiu” shoqëruar nga dy Zv. drejtorët Z. Fatos Bajraktari dhe Z. Roland Baxhaku si dhe dy mësueset koordinatore Znj. Drita Babi dhe Znj. Alketa Kanani.
Trajnimi u hap me një prezantim të shkurtër të projektit nga Znj. Jonida Taraj.
Me pas u zhvilluan këto tema kryesore:
Tema e korrupsionit, ku Z. Robert Gjedija, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi të rinjtë mund të luajnë rol aktiv ne luftën kundër tij.
Znj Enkelejda Hamzaj, prezantoi në pjesën e dyte të trajnimit, karrierën dhe orientimin që mund ti japin nxënësit maturante duke u bazuar në prirjet dhe personalitetin e tyre.
