Me dt. 17 Prill, 2014 në orën 12.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan 45 nxënës maturantë të shkollës së mesme të përgjithshme “Hydajet Lezha” nga Lezha shoqëruar nga dy mësuesit Z. Skënder Abdyli dhe Z. Ardian Laci. Trajnimi përfshiu këto tema kryesore:
Temën e korrupsionit, ku Z. Reis Melita, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat që ai prek këdo në jetën e përditshme. Një njohuri që i nevojitet të gjithëve për ta luftuar ketë fenomen negativ.
Tema e karrierës u nda në dy pjesë në atë teorike dhe praktike me anë të lojërave dhe testeve të prezantuara respektivisht nga Znj Jonida Taraj dhe Znj. Sidita Gjipali.
