Sot, më dt 16 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti 48 maturantët e gjimnazit Aleksandër Moisiu nga Kavaja, të shoqëruar nga nëndrejtori i kësaj shkolle dhe mësuesi i filozofisë dhe sociologjisë Prezantimi filloi në orën 9.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Anisa Brano.
Në pjesën e parë të trajnimit znj. Edlira Lloha, pegagoge në Fakultetin e Drejtësisë, u shpjegoi nxënësve, për rreth 40 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale. Pjesë e prezantimit ishin edhe 4 kazuse të situatave korruptive të prezantuara nga Edlira rreth të cilave maturantët dhanë idetë dhe mendimet e tyre.
Në pjesën e dytë znj. Anisa Bano, e angazhuar me Klubet Studentore në UB, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 35 minuta.
