Sot, më dt 15 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e gjimnazit të përgjithshëm Eqerem Cabej, të shoqëruar nga 2 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 12.40 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Në pjesën e parë të trajnimit Z. Ledjan Droboniku, u shpjegoi nxënësve, për rreth 45 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Pjesë e prezantimit ishin edhe 4 kazuse të situatave korruptive të prezantuara nga Ledjani rreth të cilave maturantët dhanë idetë dhe mendimet e tyre.
Në pjesën e dytë Znj. Valbona Alikaj, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
