Në ditën e pestë të ciklit të trajnimeve me maturantët, më dt 4 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e shkollës jopublike Aristotel, të shoqëruar edhe nga 4 mësuese të kësaj shkolle.
Prezantimi filloi në orën 11.00 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Siç është proceduar deri tani, në pjesën e parë të trajnimit Znj. Zamira Cavo dhe Z. Erion Kristo, u shpjeguan nxënësve, për rreth 45 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale.
Në pjesën e dytë Eurona Leka, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
