Më dt 9 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e gjimnazit të përgjithshëm Petro Nini Luarasi - të shoqëruar nga 2 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 12.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Pjesa e parë e trajnimit, si zakonisht iu kushtua korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të gjithë ne duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi u mbajt për rreth 45 minuta nga Znj. Edlira Lloha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe Z. Erion Kristo, aktivist i njohur i shoqërisë civile dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet e përgatitura enkas për maturantët me shembuj ilustrativë të këtij fenomeni në Shqipëri dhe jo vetëm.
