Sot, më datë 11 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e gjimnazit të përgjithshëm Aleks Buda, të shoqëruar nga 2 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 12.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Pjesa e parë e trajnimit, si zakonisht iu kushtua korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të gjithë ne duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi u mbajt për rreth 45 minuta nga pedagoge dhe njëkohësisht shefe e Departamentit Qeverisje, Politika dhe Komunikim, znj. Zamira Cavo. Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet e përgatitura enkas për maturantët me shembuj ilustrativë të këtij fenomeni në Shqipëri dhe jo vetëm.
Në pjesën e dytë znj. Eurona Leka, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 40 minuta.
