Me dt. 11 Prill, 2014 në orën 12.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në Kampusin nr. 2 e vizituan 54 nxënës maturantë të shkollës profesionale Teknike Elektrike “Gjergj Canco” të shoqëruar nga mësueset Znj. Artjana Malindi dhe Znj. Lumturi Xherrali. Trajnimi përfshiu këto tema kryesore:
Prezantimi i shkurtër i projektit dhe Universitetit nga Znj. Jonida Taraj.
Korrupsioni i prezantuar nga Z. Reiz Mulita
Orientimi i karrierës prezantuar nga Znj. Enkelejda Hamzaj dhe Znj. Diantina Zuna.
