Ditën e sotme, më dt 9 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e gjimnazit të përgjithshëm Haxhi Qehja - Rrogozhinë të shoqëruar nga 1mësuese.
Me shkollën nga Rrogozhina, prezantimi filloi në orën 9.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Anisa Brano.
Pjesa e parë e trajnimit, si zakonisht iu kushtua korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të gjithë ne duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi u mbajt për rreth 45 minuta nga Znj. Edlira Lloha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet e përgatitura enkas për maturantët me shembuj ilustrativë të këtij fenomeni në Shqipëri dhe jo vetëm.
Në pjesën e dytë znj. Anisa Brano, e angazhuar me Klubet Studentore në UB, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
