Më dt 8 prill, në kuadër të projektin “Etika dhe Karriera” - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e gjimnazit të përgjithshëm "Besnik Sykja" në Tiranë, të shoqëruar 3 mësues.
Prezantimi filloi në orën 12.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Pjesa e parë e trajnimit, si zakonisht iu kushtua korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të gjithë ne duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi u mbajt për rreth 45 minuta nga shefja e Departamentit Qeverisje, Politika dhe Komunikim, Znj Zamira Çavo dhe nga pedagogu i këtij departamenti dhe njëkohësisht aktivist i shoqërisë civile, Z. Erion Kristo. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale. Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet që profesorët kishin përgatitur enkas për maturantët me shembuj ilustrativë të këtij fenomeni në Shqipëri dhe jo vetëm.
Në pjesën e dytë Znj. Valbona Alikaj, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
