Në orën 12.30 dt. 8 Prill, filloi trajnimi i dytë me 35 maturantë nga shkolla e mesme e pergjithshme Ismail Qemali në kampusin nr.2 të Universiteti Barleti. Nxënësit u shoqëruan me dy mësuese koordinatore Znj. Holta Tola dhe Znj. Valbona Mara.
Trajnimi u nda në këto seksione:
Një shpjegim i shkurtër i projektit nga Znj. Jonida Taraj.
Z. Robert Gjedia prezantoi fenomenin e dëmshëm te korrupsionit dhe ndikimin që ka ai te nxënësit, veçanërisht maturantë.
Znj. Sidita Gjipali shpjegoi orientimin e karrierës dhe hapat qe nxënësit duhet të ndjekin në këtë moment kyç të jetës së tyre.
