E martë, 8 Prill, 2014.
Në ditën e shtatë të trajnimeve me maturantët për projektin “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit” në kampusin nr. 2 u zhvilluan në dy orare të ndryshme prezantimi me dy gjimnaze të përgjithshme.
Në orën 9.30 prezantimi i parë u krye me 17 nxënës maturantë të shkollës së mesme jo publike “Kristaq Rama”, të cilët shoqëroheshin nga mësuesja e këshillimit të karrierës Znj. Fatjola Brace dhe mësuesja e gjeografisë, Znj. Valbona Pelushi.
Trajnimi u nda në këto seksione:
Një shpjegim të shkurtër të projektit dhe qëllimit të tij nga Znj. Jonida Taraj.
Me pas për pjesën e parë lidhur me Korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të rinjtë duhet të ndërmarrin kundër tij e prezantoi Z. Robert Gjedia.
Në vazhdim Znj Enkelejda Hamzaj dhe Znj. Jonida Taraj sqaruan konceptin e karrierës për nxënësit e shkollës së mesme si dhe mundësitë e orientimit të saj në përputhje me dëshirat, prirjet dhe personalitetin e tyre.
