E premte 4 prill, 2014.
Në ditën e pestë të ciklit të trajnimeve me maturantët për projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin 2, prezantimi u krye me 35 nxënës maturantë të Gjimnazit jopublik “Meridian Plus”, Tiranë, të shoqëruar nga mësueset Znj. Etleva Muleshku dhe Znj. Edlira Abazi.
Trajnimi filloi në orën 12.00 me një sqarim të projektit dhe qëllimit të tij nga Znj. Jonida Taraj.
Me pas për pjesën e parë lidhur me Korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të rinjtë duhet të ndërmarrin kundër tij e prezantoi Z. Reis Melita.
Në vazhdim Znj Enkelejda Hamzaj dhe Znj. Sidita Gjipali sqaruan konceptin e karrierës për nxënësit e shkollës së mesme si dhe mundësitë e orientimit të saj në përputhje me dëshirat, prirjet dhe personalitetin e tyre.
