E Hënë 7 Prill, 2014.
Në ambientet e kampusit nr. 2 u zhvillua dita e gjashtë e trajnimeve me maturantët për projektin “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”.
Prezantimi u krye me 51 nxënës maturantë të Gjimnazit të Përgjithshëm “Andon Zako Cajupi”, Tiranë, të shoqëruar nga mësuesja e letërsisë Znj. Brunilda Kondakci dhe mësuesja e anglishtes Znj. Kozeta Berisha.
Prezantimi filloi në orën 11.00 me një shpjegim të shkurtër të projektit dhe qëllimit të tij nga Znj. Diantina Zuna.
Me pas për pjesën e parë lidhur me Korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të rinjtë duhet të ndërmarrin kundër tij e prezantoi Z. Reis Melita.
Në vazhdim Znj Enkelejda Hamzaj dhe Znj. Sidita Gjipali sqaruan konceptin e karrierës për nxënësit e shkollës së mesme si dhe mundësitë e orientimit të saj në përputhje me dëshirat, prirjet dhe personalitetin e tyre.
