Ditën e sotme, dt 3 prill, në orën 11.00, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universitetin Barleti, në kampusin 1, e vizituan maturantët e shkollë së mesme “Ibrahim Rrugova” - Kamëz dhe të shkollës së mesme jopublike “ Rreze Drite” .
Shkolla “Ibrahim Rrugova” shoqërohej nga drejtoresha, Znj. Luljeta Prenci ndërsa shkolla “Rreze Drite” nga nëndrejtoresha Znj. Majlinda Cara.
Përshkrimi i projektit dhe qëllimi i tij u bë nga Fatjona Qurku, duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimi i pyetësorëve dhe i kritereve të esesë.
Prezantimi i korrupsionit, si fenomen për rreth 40 minuta u bë nga Edlira Lloha, në variantin pyetje-përgjigje, ku vëmendja u fokusuar edhe tek opinionet e maturantëve dhe shpjegimi i legjislacionit për zhdukjen e këtij fenomeni. Gjithashtu me ndihmën e slideve u prezantuan hap pas hapi të gjitha mënyrat e zhdukjes së tij dhe pse gjimnazistët janë potenciali më i madh për këtë gjë.
Në pjesën e dytë Eurona Leka, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
