Marrëveshja më e re e universitetit “Barleti” është ajo e lidhur ditët e fundit me Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Në një atmosferë sa zyrtare aq edhe miqësore, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Rektori i universitetit “Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Znj. Vjollca Meçaj, shprehën bindjen se, bazuar në vullnetin e mirë dhe kapacitetet e të dy institucioneve, bashkëpunimi do të jetë jo vetëm ne planin teorik dhe shkencor por edhe në atë praktik.
Fushat kryesore në të cilat do të konsistojë zbatimi i marrëveshjes do të jenë aktivitetet, trajnimet, projektet dhe bashkërendimi i veprimtarive në fusha me interes të përbashkët, si për studentët dhe pedagogët e universitetit “Barleti” ashtu edhe për stafin dhe bashkëpunëtorët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
